Termet dhe Kushtet

Nga kjo kontratë, MED IPTV obligohet të i siguroj klientit në fjalë, shërbimin adekuat. Ofruesi i shërbimit është i obliguar që të ofroj shërbimin e tij, rrespektivisht shërbimin televiziv për kohën e caktuar sipas marrëveshjes me klientin. Klienti është i obliguar që të kryej pagesën para marrjes së shërbimit të platformës tonë në televizorin e klientit. Ju duheni të jeni 18 vjeç ose më i vjetër dhe të keni të drejtë ligjore për të hyrë në këtë marrëveshje. Ju e kuptoni se të gjitha informacionet e prezantuara nga ju do të mbështeten mbi të, MED IPTV për ofrimin e shërbimeve në këtë mënyrë do të jenë të vërteta dhe të sakta.

Shërbimi

MED IPTV ka për qëllim të sigurojë kanale të vazhdueshëm, me cilësi të lartë shërbimi ndaj klientit, por ne nuk garantojmë që shërbimet e ofruara nga MED IPTV do të kryhen në një shpejtësi të caktuar, ose do të jenë të pandërprerë, ose pa gabime. Shërbimet mund të ndryshojnë në varësi të vendndodhjes, cilësisë së linjës, instalimeve elektrike brenda në shtëpi, trafikut të internetit, si dhe faktorë të tjerë jashtë kontrollit të MED IPTV.
MED IPTV mundëson të shikoni kanalet televizive nëpërmjet internetit me teknologjinë më të fundit IPTV. Palët duhet të bien dakord me shërbimin vijues që ofron kompania MED IPTV:

  • Shikimin e kanaleve televizive drejtpërdrejtë nëpërmjet sistemit IPTV me internet, pa pasur nevojë për antenë satelitore.
  • Shikimin e kanaleve televizive në 24 orë Live dhe drejtpërdrejt.

Informacionet mbi klientin

MED IPTV mban të dhënat tuaja personale të identifikimit me qëllim menaxhimin e llogarisë, faturimit, mbështetjen e klientëve, dhe menaxhimit të shërbimit. Ju pranoni që MED IPTV gjithashtu mund të jetë anonim, informacion jo-personale agregat për qëllime të raportimit dhe analiza në lidhje me shikimin tuaj dhe përdorimin e MED IPTV shërbimeve.
Për më tepër, që të shikoni se cilat informacione tuajat ne i përmbajmë, ju mund të shikoni Politikën tonë të Privatësisë:
https://mediptv.com/politika-privatesise

Parakushtet e shërbimit

MED IPTV, siguron shërbim për klientin vetëm nëse klienti posedon pajisje Smart: Android, iOS, Samsung, LG, MAG Device, Amiko dhe PC. Kjo pajisje mund të jet smartphone, tablet, resiver, televizor etj. Po ashtu domosdoshmërisht klienti duhet të posedoj lidhje të internetit. Shpejtësia e nevojshme që platforma MED IPTV të funksionoj pa ndërprerje është 5 MB/s (megabit për sekond) për kanalet Standard Definition (SD), ndërsa 7 MB/s për kanalet High Definition (HD) dhe 8 MB/s per kanalet Full High Definition (FHD). Shpejtësia e internetit në të gjitha shërbimet internetit në botë është e luhatshme prandaj sugjerohet që klienti të ketë shpejtësinë e internetit së paku 10 MB/s. Nëse shpejtësia e internetit të klientit bie nën minimumin e cekur më lart, atëherë është më se e mundshme që klienti ka probleme me pranimin e sinjalit të kanaleve që i transmeton platforma MED IPTV.

Çmimet

MED IPTV ofron shërbim edhe me parapagim. Çmimet e shërbimit dhe ndryshimi i tyre postohet në webfaqen e MED IPTV si dhe në faqen zyrtare të rrjetit social Facebook. Klienti duhet paraprakisht të posedoj pajisje për qasjen në shërbimin e MED IPTV.

Mënyrat e pagesës

Pagesat për abonimet e shërbimit MED IPTV mund të bëhen online: me PayPal, me kartelë bankare si: Visa, MasterCard, American Express, Discover si dhe me transfer parash si: WesternUnion, MoneyGram apo Ria.

Rastet kur nuk kthehet pagesa

  • Klientit nuk i kthehet pagesa për muajt e shërbimit që klienti i ka shfrytezuar.
  • Klienti pranon të gjitha shërbimet nga MED IPTV. Me arsyen “nuk më pëlqen pakoja dhe emisionet që shfaqen në kanalet televizive”, klienti nuk ka të drejtë të ndërprejë shërbimin, sepse:
  • MED IPTV nuk është përgjegjëse rreth përmbajtjes që transmetohet në kanalet televizive.
  • Çdo klient para se të merr shërbimin e MED IPTV së pari është mirë të marrë test falas 72 orë – 3 herë nga 24 orë dhe pas marrjes së informatave specifike për shërbim, klienti vetë vendos që të porosis shërbimin apo jo.
  • Kur Klienti kyçet në të njëjtin abonim në 2 pajisje te ndryshme, e kurse në një abonim keni të drejtë shikimin e kanaleve televizive vetëm në një pajisje. Në këtë rast asesi klientit nuk i kthehen paratë dhe pagesa e bërë. Kështu që bëni KUJDES se çfarë bëni!!!

Kthimi i pagesës bëhet vetëm nëse

  • Nëse pas pagesës, megjithatë nuk dëshiron shërbimin e MED IPTV në kohën prej 48 orëve. Në këtë rast, klienti ka të drejtë të ndërprerjes së shërbimit tonë dhe do t’i kthehen të hollat e pagesës për kohën e pashfrytëzuar, por vlerën e harxhimeve të transaksionit të pagesës MED IPTV nuk e merr, por atë duhet ta paguajë klienti.

Përkrahje teknike

MED IPTV ofron mbështetje teknike vetëm për shërbimin e tij. Të gjitha problemet jashtë këtyre suazave nuk do të përkrahen për shkak të shumë faktorëve të përfshirë.

Klienti mund të merr mbështetje teknike nga MED IPTV në këto mënyra: përmes e-mailit duke dërguar e-mail në: [email protected], përmes menu-së “Ndihme” në opsionin “Bisedo Live me Operatorin ”, përmes telefonit në numrat që gjenden në faqen “Kontakt” dhe nëpërmes menu-së “Kontakti”.

 

E përditësuar më datë: 28 Korrik, 2020

Kushtet e Reseller-it (Rishitësit)

  • Rishitësit duhet të sigurorhen që secili prej klientëve të tyre të jetë në përputhje me këtë Marrëveshje.
  • Rishitësit janë vetë përgjegjës për mbeshtetje teknike të klientëve të tyre. MED IPTV nuk ofron mbeshtetje teknike për klientët e rishitësve të MED IPTV. Nëse një klient i një rishitësi të MED IPTV na kontakton, atëherë ne do i drejtojmë ata tek ju për të ju kontaktuar. Të gjitha kërkesat e tjera të cilat i kanë klientat (konsumatorët) e rishitësve tanë duhet të bëhen nga vetë rishitësi në emër të klientit të tij për qëllime të sigurisë.
  • Rishitësit gjithashtu janë vetë përgjegjës për çdo informatë dhe përmbajtje të cilat i vendosin në llogarinë e tyre të rishitësit dhe veprimet e klientëve të tyre. MED IPTV do të mirëmbajë çdo rishitës për çdo veprim të klientëve të tyre që shkel ligjin ose këtë marrëveshje.
  • Kreditat e panelit nuk kanë afat dhe ato mund t’i shfrytëzoni kur të dëshironi nga momenti që i keni porositur dhe blerë ato.
  • MED IPTV nuk përmban asnjë përgjegjësi për çmimet të cilat ju i vendosni produkteve tuaja të MED IPTV.
Llogaria, Paneli dhe Uebfaqja, do të suspendohen në rast se:
  • Rishitësi bën keqpërdorime me Panelin, Llogarinë, Uebfaqen dhe çdo shërbim tjetër të cilën ne do jua ofrojmë.
  • Rishitësi krijon abonime apo linja testuese për qëllime dhe synime të tjera, sikurse siç janë: shpërndarja e linjave nëpër forume të ndryshme në internet, futja e linjave testuese / abonuese në sistemet e tyre me qëllim ristransmetimi, krijimi i aplikacioneve të ndryshme në internet me qëllim ofrimin e kanaleve falas në internet, dhe futja e kanaleve tona në këto aplikacione.
  • Rishitësi nuk ka krijuar as edhe një linjë abonuese për gjatë 3 muajve nga momenti që është krijuar paneli dhe llogaria për të.
  • Rishitësi ka bërë shkeljen e marrëveshjes dhe të politikës së privatësisë duke shpërndarë informacionet konfidenciale të cilat paraqiten vetëm për llogaritë e rishitësve tanë.
Rastet kur kthehen kreditë:
  • Kreditë e rishitësit mund të kthehen prap në panelin e tij në rast se klientit i kanë betur 1 muaj apo më shumë deri në skadimin e abonimit.
Rastet kur nuk kthehen kreditë:
  • Kreditë e rishitësit nuk mund të kthehen prap në panelin e tij në rast se klientit i kanë betur më pak se 1 muaj abonim.
  • Kreditë dhe pagesa nuk kthehen pasi t’i keni blerë ato dhe keni bërë pagesën.

E përditësuar më datë: 30 Qershor, 2020